Autoritetet kineze njoftuan mbi marrëveshjen për t’i paguar kompensim monetar një gruaje që e detyruan të bëjë abort sepse nuk kishte të holla për të paguar gjobën për fëmijën e dytë. Aborti u detyrua të bëhej në muajin e shtatë të shtatzënisë. Përndryshe, gruaja do të duhej t'i paguante qeverisë kineze një shumë të barazvlefshme me 6.300 dollarë.

0Ky incident, që ndodhi në qershor, shkaktoi kritika të ashpra në adresë të politikës kineze në fushën e planifikimit familjar dhe kontrollit të lindjeve. Siç njoftoi bashkëshorti i të lënduarës, shteti ra dakord t’i paguajë familjes së tij një kompensim prej më shumë se 11 mijë dollarë.