0Në Srebrenicë sot mijëra njerëz morrën pjesë në ceremonitë përkujtimore që iu kushtuan përvjetorit të 17 të vrasjes së tetë mijë myslimanëve nga ana e serbëve të Bosnjës. U varrosën eshtrat e 520 viktimave, të nxjerra nga varri masiv dhe të identifikuara me ndihmë të analizave të ADN-së. Ceremonia u zhvillua në varrezat, ku më parë janë varrosur më shumë se pesë mijë viktima të tragjedisë së vitit 1995.



0Presidenti amerikan Barack Obama deklaroi se Srebrenica përgjithmonë do të asociohet me ngjarjet më të rënda të shekullit XX. Në deklaratën e Barack Obama vihet në dukje se SHBA hedhin poshtë përpjekjet për të shtrembëruar shkallën e këtij krimi, për të justifikuar organizatorët, fajësuar viktimat si dhe mohuar faktin që kjo ngjarje është gjenocid.