Në Kabul sot u mbajt aksioni i protestës kundër dhunës ndaj grave. Me dhjetra gratë protestuese, që u mblodhën para zyrës së OKB-së, u bashkuan edhe disa nga gratë parlamentare. Aksioni u zhvillua pas ekzekutimit publiki afër Kabulit të një gruje të re, të cilën e akuzonin për tradhti bashkëshortore. Vrasja e femrës 22-vjeçare shkaktoi indinjatë të përgjithshme.

0Zyrtarët afganë ua hodhën përgjegjësinë për incidentin talebanëve. Talebanët, nga ana e tyre, hedhin poshtë çdo përfshirje në vrasjen e gruas, duke theksuar se gjykimi i saj nuk u krye në përputhje me ligjet e Sheriatit. Presidenti Hamid Karzai e cilësoi vrasjen, si një kundërshtim me normat e Islamit.