Shkencëtarët amerikanë zbuluan se nëse do të ekzistonte mundësia e përdorimit të lirë të kontraceptivëve për ata që dëshirojnë t’i përdorin ato, atëherë kjo do të ndihmonte shpëtimin e 100 mijë jetëve çdo vit.

Sipas të dhënave të publikuara në edicionin e revistës mjekësore britanike “The British medical journal”, mundësia e përdorimit të lirë të kontraceptivëve mund të zvogëlonte deri në 1/3 vdekjet gjatë shtatzanisë. Kjo i përket kryesisht femrave në vendet në zhvillim, të cilat vuajnë nga komplikacionet gjatë shtatzanisë dhe si rezultat i aborteve.