Në Çeki gjetën të vdekur gjyqtarin që dënoi me burgim një grup ekstremistësh radikalë të djathtë. Sipas njoftimeve, trupi i Miloslav Studnička ndodhej në shtëpinë e tij jashtë qytetit. Fyti i tij ishte i prerë me thikë.

0Dy vjet më parë ai dënoi një grup prej katër neonazistësh me afate të ndryshme burgimi deri në 22 vjet për djegien e një shtëpie rome. Si rezultat i shpërthimit të zjarrit një vajzë e vogël pësoi djegie të rënda. Avokati i njërit prej të burgosurve deklaroi se nuk ka asnjë lidhje midis vdekjes së gjyqtarit dhe atij procesi gjyqësor.