Në Gjykatën Kushtetuese të Gjermanisë do të fillojnë seancat e dëgjimit në lidhje me kërkesat zyrtare urgjente, të cilat kërkojnë ndalimin e ratifikimit të masave anti-krizë nga Berlini, të miratuara në samitet e BE-së.

0Thelbi i protestës kolektive, të ngritur nga një grup politikanësh dhe ekonomistë, qëndron në faktin se pakti fiskal dhe Fondi i stabilizimit evropian bien në kundërshtim me ligjin themelor të Gjermanisë. Në qershor, Bundestagu miratoi pjesëmarrjen në Paktin e Buxhetit të BE-së, por Presidenti i vendit Joachim Gauck deklaroi se nuk do ta nënshkruajë dokumentin derisa Gjykata Kushtetuese të konfirmojë ligjshmërinë e tij.