Gjykata Kushtetuese e Rumanisë vendosi se shkarkimi nga detyra i Presidentit të Rumanisë Traian Bashesku është në përputhje me kushtetutën e vendit.

Procedurat e impiçmentit i filloi koalicioni opozitar i të majtës centriste. Për këtë zgjidhje votuan "pro" 258 parlamentarë, ndërsa "kundër" 114. Pas vendimit të Parlamentit, sipas ligjit, kompetencat presidenciale të Traian Basheskut pezullohen për 30 ditë. Gjatë kësaj kohe në Rumani duhet të mbahet një referendum i përgjithshëm mbi çështjen e largimit të Presidentit nga detyra. Ai është planifikuar për më 29 korrik.

0Ndërkohë, gjykata nuk ka vendosur ende se në ç'masë korrespondon me kushtetutën vendimi i qeverisë për të ndryshuar rregullat e referendumit.