Përkeqësohet menjëherë gjendja shëndetësore e Gabriel Garcia Markez, i cili këtë pranverë mbushi plot 85 vjet. Autori i romanit "Njëqind vjet vetmi" nuk ka gjasa të jetë në gjendje për të marrë sërisht në dorë penën, shkruan botimi "The New York Times" me referim tek faqja e Internetit të vëllait të vogël të Laureatit të Çmimit Nobel.

Sipas fjalëve të vëllait të tij, shkrimtari ndonjëherë me vështirësi njeh të afërmit, edhe pse fizikisht ndjehet mirë. Dhe nuk ka gjasa që ai të përfundojë pjesën e dytë të biografisë së vet.

0Vepra e fundit deri më sot e Gabriel Garcia Marquez "Memoria de mis putas tristes" u botua në vitin 2004.