Moska pret që në çështjen e regjimit pa viza në disa vende të BE-së të mbizotërojë arsyeja e shëndoshë dhe jo qasjet e politizuara, deklaroi Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në OnAir e Radiokompanisë "Zëri i Rusisë".

Sipas fjalëve të tij, në takimin e qershorit Rusi - BE në Shën Petersburg Presidenti Vladimir Putin shprehu shpresën se samiti i ardhshëm në Bruksel, që do të mbahet në fund të këtij viti, do të jetë në gjendje të marrë vendimin në lidhje me faktin, se të gjitha parakushtet për përgatitjen e kalimit tek regjimi pa viza do të plotësohen nga të dyja palët.

Në Moskë janë mëse të bindur se "nuk ka çështje të tillë që nuk mund të zgjidhen dot deri në dhjetor, në mënyrë që samiti të miratojë rekomandimet përkatëse". Por në BE ka disa vende që vërejnë në këtë njëfarë lloj koncesioni, lëshimi politik ndaj Rusisë dhe përpiqen për të përfitojnë diçka nga Rusia në këmbim të kësaj. "Unë shpresoj që arsyeja e shëndoshë do të mbizotërojë megjithatë dhe jo qasjet e politizuara", - tha Sergei Lavrov.