0Për shkak të problemeve me marrjen e vizave në Ambasadën britanike në Moskë, pjesëmarrja e gjithë delegacionit rus në Sallonin e Aviacionit në Britaninë e Madhe deri në momentin e fundit ishte vënë nën pikëpyetje.

"Farnborough-2012" do t’i mbetet në kujtesë për një kohë të gjatë delegacionit rus, veçanërisht zyrtarëve të lartë dhe atyre që duhej të prezantonin avionët luftarakë në të. Në Ambasadën Britanike, për shkak të vonesave burokratike, vonuan lëshimin e vizave për ta. Disa ekspertë janë të prirur t’i përmbahen mendimit se në këtë çështje është implikuar politika dhe se Britania e Madhe po përpiqet në këtë mënyrë të ndëshkojë Moskën për qëndrimin e saj ndaj Sirisë, krejtësisht të pakëndshme, të papërshtatshme për Perëndimin. Disa të tjerë kanë vërejtur në sjelljen shërbimit të vizave presionin komercial - gjoja Rusinë donin ta distanconin nga "Farnborough" si një prej tij rivaleve të padëshirueshme. Nëse nuk do të kishte qenë zhurma e buja që u ngrit nga shtypi dhe ndërhyrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, "Farnborough" i tanishëm do të kishte humbur mundësinë për të parë arritjet e fundit të aviacionit ushtarak të Rusisë.

Fjalë bëhet, para së gjithash, për gjuajtësit multifunksionalë të gjeneratës "4 ++" «Su-35» («Су-35») dhe «MiG-35» («МиГ-35»), për avionin gjuajtës-bombardues «Su-32» («Су-32») si dhe për avionin trajnues luftarak «Yak-130» («Як-130»), të cilin shikuesit dhe blerësit potencialë do të kenë mundësi për t’a parë në veprim. Fluturimet e demonstrimit të «Yak-130» do të bëhen premierë jashtë shtetit, tregon Nënkryetari i Departamentit të Korporatës «Irkut» («Иркут») Sergei Sokut:

- Konkurrentët mbeten qenësisht prapa Rusisë në krijimin e avionëve të tillë. «Yak-130» i lejon pilotit për të krijuar në kabinën e avionit trajnues luftarak të gjitha kushtet e komoditetet e nevojshme, në mënyrë që ai ta ndjejë veten si në kabinën e një gjuajtësi të vërtetë luftarak të brezit të ri. Fjalë bëhet mbi shpejtësinë, manovrueshmërinë, pasqyrimin e informacionit në aparaturat e bordit të avionit. Gjatë kësaj kostoja e trajnimit të pilotit për drejtimin e «Yak-130» është disa herë më e ulët në krahasim me atë nëse ai do të kishte fluturuar me avion të vërtetë luftarak. Një nga karakteristikat e veçanta të «Yak-130» është përbërja mjaft serioze e armatimeve të tij, e cila lejon të përdoret ky avion në disa lloje të caktuara konfliktesh për të luftuar me objektiva jo të mëdha ajrore ose për goditjen me përpikëri të lartë të shënjestrave në terren tokësor.

Por jo vetëm me teknikën ushtarake kanë ndërmend të tërheqin vemendjen e vizitorëve të "Farnborough" prodhuesit rusë. Ekspertët kofirmojnë se nuk do të mbeten jashtë vemendjes edhe aeroplanët civilë. Në veçanti aeroplani për pasagjerë MS - 21 («Irkut») (МС-21 («Иркут»), aeroplani amfib «Be-200» («Бе-200») dhe, natyrisht, avioni për pasagjerë «Sukhoi Superjet 100». Aksidenti ajror në Indonezi, i cili ndodhi më 9 maj me avionin rus «Superjet 100», nuk do të ndikojë në interesin ndaj këtij aeroplani, mendon Kreu i Shërbimit Analitik rus të Agjencisë «Aviaport» («Авиапорт») Oleg Pantelejev:

- Pas aksidentit ajror në Indonezi ka kaluar tashmë një kohë e caktuar. Dhe për këto muaj asnjë nga klientët, të cilët kanë pasur marrëdhënie kontraktuale me kompaninë e prodhimit të avionëve Sukhoi, nuk ka refuzuar pikësynimin e vet për të blerë këtë aeroplan. Përveç kësaj, në ekspozitën "Farnborough-2012" do të paraqitet jo një nga avionët e fluturimeve të kolaudimit, por një aeroplan i prodhimit serial, i cili realizon fluturimet e rregullta nën flamurin e kompanisë «Aeroflot - Linjat Ajrore të Rusisë» («Аэрофлот - Российские Авиалинии»).

Svetllana Andrejeva