Shtatë ushtarakë pakistanezë u vranë, pesë të tjerë u plagosën pas sulmit me armë të rebelëve në një kamp ushtarak në jug-lindje të vendit.

Një përfaqësues i ushtrisë deklaroi se sulmi ndodhi në kampin afër qytetit të Wazirabad. Sulmet kundër ushtarakëve në këtë pjesë të vendit janë jashtëzakonisht të rralla, pasi forcat kryesore të rebelëve janë të përqendruara në veri-perëndim të vendit.