Shiko galerinë fotografike

Shumë eksponate unikale janë paraqitur në ekspozitën e Muzeve të Kremlinit të Moskës. Drejtorja e Muzeve Elena Gagarina tregon si vijon:

- Objekte jashtëzakonisht të rralla nga koleksionet dhe arkivat e Italisë, Maltës, Francës, ishullit grek Rodos, nga koleksionet tona destinohen të rikujtojnë etapat kryesore të historisë së Urdhërit. Këtu janë ekspozuar edhe kurorat e Magjistrave të Mëdhenj, thikat e Besimit, kryqet dhe shenjat e Urdhërit, që i përkisnin Magjistrave të Mëdhenj të famshëm, armaturat dhe armët e kalorësve (fisnikëve), portrete të mrekullueshme. Një nga zbukurimet e vërteta të ekspozitës është portreti mbresëlënës i kalorësit të Maltës që i përket penelit të mjeshtrit të madh italian Karavaxhio (Caravaggio), të cilin e vuri me kortezi në dispozicion të ekspozitës Palazzo Pitti në Firence.

Ekspozita në Kremlinin e Moskës i është kushtuar 20-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Rusisë dhe Urdhërit të Maltës. Në lidhje me këtë ngjarje të shënuar mbërriti në Moskë Magjistri i Madh i Urdhërit të Maltës Matthew Festing. Përfaqësues të tillë të një rangu kaq të lartë - udhëheqës të lartë të Urdhërit - nuk e kanë vizituar Rusinë për më shumë se dyqind vjet. Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës në Kremlin ishte i pranishëm edhe Kuratori i koleksioneve të artit të Urdhërit të Maltës Fra John Chretien, i cili kujtoi lidhjet e ngushta historike midis Rusisë dhe Urdhërit të Maltës:

- Ekspozita ofron një mundësi të shkëlqyer për popullin e madh rus për të kuptuar më mirë Urdhrin Sovran Ushtarak, i cili për disa vite shumë të rëndësishme të historisë së vet ka qenë mjaft i lidhur me Perandorinë Ruse. Këto janë vitet kur Perandori rus Pavli Parë (Paul I), i cili pat qenë që në fillim mbrojtës, përkrahës i përkushtuar i Urdhërit, u bë Magjistri i Madh i tij duke e shpëtuar kështu Urdhërin në vitet më kritike të ekzistencës së tij.

Megjithatë, duhet thënë, se kontaktet e Urdhërit të Maltës dhe Rusisë patën filluar që shumë kohë kohë para sundimit të Perandorit Pavli Parë (Paul I). Kalorësit e Urdhërit të Maltës, për shembull, kanë ndihmuar mëse një herë marinarët rusë.

Urdhri i Maltës ka marrë famë në gjithë botën duke u shndërruar në njëfarë detashmenti për reagim në situata të jashtëzakonshme ndërkombëtare. Çdo vit ai u jep ndihma financiare reale njerëzve në vende të ndryshme me shumë deri në një miliard euro. Dhe në mesin e vullnetarëve të këtij Urdhëri ka dhe rusë - vërtetë, jo shumë, rreth 100 veta.