Kandidati amerikan për president i Partisë Republikane në qershor të këtij viti arriti të mbledhë më shumë se 100 milionë dollarë për fushatën e tij zgjedhore. Ky është rezultati i dytë në historinë e zgjedhjeve presidenciale në vend.

Rekordmen përkatësisht mbledhjes së mjeteve financiare për një muaj u bë Presidenti aktual Barack Obama, i cili arriti të grumbullojë 150 milionë dollarë në shtator të vitit 2008.

Sipas mendimit të analistëve, gjatë fushatës presidenciale Obama dhe Romney mund të shpenzojnë nga një miliard dollarë secili.

0Të dhënat, të cilat publikohen nga shtabet e kandidatëve në bazë mujore, nuk përfshijnë miliona dollarë të mbledhura nga komisionet e pavarura në mbështetje të tyre.