Në Meksikë do të rinumërojnë më shumë se gjysmën e votave - 54.5%, të dhëna në zgjedhjet presidenciale të vendit të dielën e kaluar. Ky vendim u miratua nga Komisioni Zgjedhor.

0Rinumërimi i votave u kërkua nga kandidati i Partisë Demokratike Revolucionare Andres Manuel Lopez Obrador, i cili në këto zgjedhje u rendit në vendin e dytë. Ai konfirmon se gjatë votimit janë lejuar shkelje masive. Sipas të dhënave paraprake, fitorja në zgjedhjet presidenciale i përket Enrique Nieto Pena - kandidatit të Partisë Revolucionare Institucionale që ka udhëhequr Meksikën në pjesën më të madhe të shekullit të kaluar. Ai siguroi 38% të votave, duke parakaluar Lopez Obrador me 6%.