Ministri i Punëve të Jashtme i Ekuadorit Ricardo Patino shprehu mendimin se akuzat e ngritura në Suedi kundër themeluesit të "WikiLeaks" Julian Assange janë “thjesht qesharake”. Në të njëjtën kohë Ricardo Patino theksoi se nuk është marrë ende vendimi për t’i dhënë australianit azil politik.

Aktualisht Julian Assange vazhdon të qëndrojë në Ambasadën e Ekuadorit në Londër. Atje ai ndodhet për shkak të faktit se i kërkoi këtij vendi azil politik. Këtë hap austaliani e ndërmorri pasi humbi të gjitha proceset gjyqësore në lidhje me ekstradimin e tij nga Britania e Madhe në Suedi.