Jo larg nga brigjet e Britanisë së Madhe u gjetën gjurmë të qytetërimit të zhdukur. British Atlantis, siç konfirmohet, është fundosur nën ujë rreth 8.000 vjet më parë. Pjesa e zhdukur e steres, sipas studiuesve britanike, dikur ka qenë qendër e Evropës. Por gradualisht atë e gëlltiti Deti i Veriut.

0Universitetet kryesore britanike modeluan florën dhe faunën e tokës së humbur dhe arritën në përfundimin se kushtet e jetesës atje ishin shumë të përshtatshme, por në territorin e madh prej 800 mijë kilometra katrore jetonin vetëm disa dhjetëra mijëra njerëz. Arsyeja e zhdukjes së kësaj bote është ndryshimi i klimës në rruzullin tokësor.