0Urdhri i Maltës apo Urdhëri Sovran Ushtarak i Kalorësve Spitalorë (Hospitallers) të Shën Gjonit të Jeruzalemit, të Rodosit dhe Maltës në ditët tona është një nga urdhërat më të famshëm fetarë fisnikë të Kishës Katolike Romake. Ai u shfaq në vitin 1099 si një vëllazëri fetare dhe bamirëse në spitalin e Shën Gjon të Mëshirshmit në Jeruzalem. Por tashmë që në vitin 1120 ky bashkim u shndërrua në një urdhër ushtarako-fetar, i cili u kryesua nga Magjistri i Madh. Në periudha të ndryshme historike ai është quajtur herë Urdhri i Joanitëve (Ioannites) e herë Urdhëri i Spitalorëve (Ospitalierëve, Hospitallers). Kurse Urdhër i Maltës ai u bë vetëm në shekullin e 16-të, pas dëbimit të Urdhërit nga ishulli i Rodosit në Maltë. Në fund të shekullit të 18-të historia e Urdhërit gati sa nuk përfundoi një herë e përgjithmonë, por falë Rusisë kjo organizatë jo vetëm u shpëtua, por dhe u forcua në mënyrë të qenësishme, tha në një intervistë ekskluzive me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Konsull i Parë i Ambasadës së Maltës në Rusi Nicola Savoretti.

Në vitin 1798 Napoleoni dhe strukturat masonike në Francë gjatë kohës së luftës me Britaninë e Madhe pushtuan Maltën dhe i dëbuan kalorësit (fisnikët) nga ishulli. E vetmja, që guxoi t’i jepte strehim në ato kohëra fort të trazuara Urdhërit tonë, ishte Rusia. Perandori Rus Pavli Parë (Paul I), për të cilin ishin fort të afërta vlerat dhe idealet e kalorësisë, i përkushtoi Urdhërit lokalitetin rus Gatçina (Gatchina) dhe i dhuroi 216.000 rubla ari. Në këtë mënyrë ai e shpëtoi Urdhërin dhe në këmbim të kësaj i kërkoi atij si vijon: së pari, që Urdhëri të bëhej i gjithë-krishterë dhe jo vetëm katolik; së dyti, që ai personalisht të bëhej Magjistri i Madh i tij, pavarësisht nga fakti se tashmë ishte i martuar dhe ortodoks; së treti - që gjuha ruse të gjente pasqyrim në simbolikën e Urdhërit tonë. I gjithë problemi konsiston në faktin se simboli i Kalorësve (Fisnikëve) të Maltës (Knights of Malta) ishte ylli tetë-cepësh. Tetë rrezet e tij simbolizojnë gjuhët e njerëzve të cilët formuan Urdhërin tonë. Perandori Rus Pavli Parë (Paul I) kërkoi që qendra e yllit të konsiderohej si gjuha ruse.

"De facto" Perandori rus u emërua megjithatë Magjistër i Madh i Knights of Malta në vitin 1798. Atë madje nxituan ta kurorëzojnë me një kurorë të veçantë, kurse rezidencën e Urdhërit e zhvendosën në Shën Petersburg. Që nga ajo kohë për disa vjet ylli i bardhë maltez me tetë cepa u bë një nga simbolet shtetërore të Perandorisë Ruse. Por, ndërkohë që përfaqësuesit e Urdhrit të Joanitëve po merreshin me formalitetet juridike në Vatikan, Perandori rus Pavli Parë (Paul I) u vra dhe historia e Urdhërit në Rusi u ndërpre për një kohë të gjatë.

Vetëm rreth dy shekuj më vonë, në vitin 1992, me Dekretin e Presidentit rus Boris Yeltsin në Moskë u duk Përfaqësia (Ambasada) e Urdhërit. Vërtetë, tani për tani Knights of Malta në Rusi nuk ka. "Sepse ne thjesht nuk arritëm të nderojmë me titullin “Kalorës” askënd në Rusi as në shekullin e XIII-të, as në shekullin e XX-të," - thotë Nicola Savoretti. Është plotësisht e mundshme që pas ardhjes së Matthew Festing në Moskë në vend të duken megjithatë Spitalierët (Ospitalierët, Hospitallers) e parë.

Milena Faustova