Ligji mbi gjuhët, që kundërshtohet nga opozita ukrainase, e cila e quan veten demokratike, integrohet plotësisht në standardet evropiane. Kjo u njoftua të mërkurën nga Kryeministrin i Ukrainës Nikollai Azarov (Mykola Azarov) gjatë takimit në Kiev me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Sipas fjalëve të Kryeministrit, opozita, në fakt, i mohon gati gjysmës së popullsisë së Ukrainës të drejtën për të folur në gjuhën e vet amtare.

Verkhovna Rada (Parlamenti ukrainas) miratoi të martën projekt-ligjin për gjuhët, i cili zgjeron sferën e përdorimit të gjuhës ruse. Në Kiev të mërkurën u zhvilluan mitingje si në mbështetje të ligjit në fjalë, ashtu dhe kundër tij.