Në Kajro përfundoi konferenca dy-ditore e fraksioneve siriane që janë në opozitë me Presidentin në detyrë të Sirisë Bashar Al- Assad.

Mollë sherri u bë çështja mbi ndërhyrjen e huaj ushtarake në vend për rrëzimin e Bashar Al-Assadit. Disa besojnë se regjimi duhet të rrëzohet me duart e vetë sirianëve. Ndërsa, sipas mendimit të disa të tjerëve, pa ndihmën e huaj ushtarake konfrontimi në Siri do të vazhdojë për një kohë shumë të gjatë.

Ndërluftimi verbal mbi formulimin e dokumentit përfundimtar u shndërrua në abuzim fizik, në punë u vunë grushtat dhe karriget.

Pjesëmarrësit e konferencës duhej të miratonin dy dokumente, por nuk arritën të bien dakord në lidhje me domosdoshmërinë e ndërhyrjes së huaj ushtarake. Si përfundim delegatët arritën në mendimin unanim, se të gjitha çështjet duhet të zgjidhen nga vetë sirianët.
Ky takim demonstroi qartë edhe një herë copëzimin ekstrem, përçarjen serioze të opozitës siriane.