Presidenti palestinez Mahmoud Abbas ka urdhëruar zhvarrimin e eshtrave të Jaser Arafat për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së tij. Për këtë njoftoi Përfaqësuesi zyrtar i Lëvizjes në pushtet “Fatah”, Faiz Ebu Aeta.

Ai theksoi se udhëheqja e Autonomisë Palestineze është e gatshme të bashkëpunojë me çdo palë për të sqaruar shkaqet e vdekjes së ish Udhëheqësit palestinez. Arafati vdiq më 11 nëntor të vitit 2004, në një spital ushtarak pranë Parisit, ku ai u shtrua në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Sot kanali televiziv arab "Al Jazeera" njoftoi mbi bazë të rezultateve të një hetimi kohëgjatë, se politikani 75-vjeçar mund të ketë qenë helmuar me polonium radioaktiv.