Ushtarakët e njësive speciale të policisë ukrainase po largohen nga Shtëpia e Ukrainës, ku po zhvillohet aksioni i protestës i kundërshtarëve të ligjit mbi gjuhën. Në të njëjtën kohë, një numër i madh policësh vazhdojnë të mbeten ende në hyrjen e Shtëpisë, ku pritet të vijë Presidenti i Ukrainës Viktor Janukoviç që të mbajë një konferencë për shtyp.

Para ardhjes së Presidentit pranë godinës së Shtëpisë së Ukrainës u zhvillua aksioni i protestës, gjatë të cilit ndodhën përleshje me policinë. Konferenca për shtyp tani u anulua dhe gazetarët, që nuk e pritën dot Presidentin, po largohen tashmë nga Shtëpia e Ukrainës.