Shkak i vdekjes së Jaser Arafat mund të jetë bërë rrezatimi me polonium, njoftoi të martën kanali satelitor i Katarit "Al-Jazeera".

Studimet, e kryera me porosinë e tij në Institutin e Radiofizikës në Lozanë të Zvicrës, treguan se në gjërat personale në Arafatit, në gjakun, urinën dhe në djersën e tij kishte një përmbajtje shumë të lartë Polonium-210 radioaktiv. Ekspertët nuk përjashtojnë mundësinë e asaj, se pikërisht kjo dhe mund të ketë provokuar përkeqësimin e shpejtë të shëndetit të tij.

Arafati vdiq në dhjetor të vitit 2004 në një spital ushtarak pranë Parisit, ku ai u soll direkt në gjendje kritike nga rezidenca e tij në Bregun Perëndimor të lumit Jordan.

E veja e Arafatit iu drejtua Administratës Palestineze me kërkesën për të kryer zhvarrimin e kufomës së tij.