Hetuesit kontrolluan shtëpinë dhe zyrën e ish-Presidentit francez Nikolas Sarkozy. Sarkozy është i dyshuar për financim të paligjshëm të fushatës së tij presidenciale të vitit 2007.

Ish-Presidenti, imuniteti gjyqësor i të cilit ka skaduar më 16 qershor, dy ditë më vonë i dërgoi një letër hetuesit, duke shpresuar që të heqë dyshimet nga vetja. Hetimi nuk e përjashton mundësinë që Sarkozi në vitin 2007 të ketë shkuar për të marrë të holla cash tek pronarja e kompanisë “l'Oreal” Liliane Bettencourt.

0Në shkurt dhe prill të atij viti ajo tërhoqi nga llogaria personale në bankën zvicerane 800.000 euro.