Një nga anijet më të pazakonta në botë festoi 50-vjetorin e vet. Anija kërkimore amerikane "Flip" me një gjatësi mbi njëqind metra mund të zhytet deri në gjysmë nën ujë. Në një pjesë të saj pompohet ujë, ndërsa në tjetrën ajër dhe anija kthehet në pozicion vertikal. Për këtë manovër janë llogaritur të gjitha pajisjet brenda anijes.

Shumica e kabinave ka nga dy hyrje, shumë sende të interierit dublohen, shtretërit lëvizin nga një pozicion në tjetrin dhe fiksohen. Sipas fjalëve të marinarëve, gjatë kalimit të anijes në pozicionin vertikale dhe anasjellas nuk derdhet madje as edhe një pikë salce domatesh në kuzhinë.