Sllovenia mund të bëhet vendi i gjashtë i eurozonës, të cilës do t’i duhet ndihmën e jashtme financiare për shkak të vështirësive në sektorin bankar. Këtë mendim e shprehën ekonomistët e anketuar nga Agjencia Bloomberg.

Më parë për kredi strukturave europiane i janë drejtuar Greqia, Portugalia, Irlanda, Spanja dhe Qipro. Komisioni Europian miratoi dhënien e paketës së dytë të ndihmës shtetërore bankës më të madhe në Slloveni - Nova Ljubljanska Banka me një shumë prej rreth 390 milionë euro. Borxhi shtetëror i Sllovenisë iu afrua 50 % të PBB-së, duke u rritur më shumë se dyfish që nga momenti i kalimit të vendit në përdorimin e euro në vitin 2007.