Presidenti sirian Bashar Al-Assad shprehu keqardhjen e vet në lidhje me faktin që forcat mbrojtëse të vendit të tij më 22 qershor rrëzuan gjuajtësin turk. Deklarata në fjalë është bërë në një intervistë me gazetën turke "Cumhuriyet" të botuar më 2 korrik.

Sipas Assad, fakti që gjuajtësi i përkiste Turqisë u zbulua vetëm pas rënies së tij. Avioni thuhet sikur po fluturonte në korridorin e njëjtë ajror, i cili është përdorur tri herë nga aviacioni izraelit.

Assad theksoi se ai nuk do të lejojë që marrëdhëniet mes Turqisë dhe Sirisë të përshkallëzojnë në një konfrontim të hapur të armatosur. Pikërisht kjo është arsyeja pse, sipas Assad, Siria nuk do të zhvendosë forcat e veta ushtarake në kufirin me Turqinë.