Më shumë se 80 ushtarakë sirianë dezertuan nga ushtria e rregullt dhe arritën të hënën në Turqi. Sipas njoftimeve të Agjencisë informative turke “Anodolu”, në mesin e ushtarakëve të arratisur nga Siria janë një gjeneral, një kolonel, një nënkolonel dhe 18 oficerë të tjerë.

Sipas të dhënave zyrtare, në Turqi që nga prilli i vitit të kaluar kanë ardhur rreth 55.000 qytetarë sirianë, 34.300 prej të cilave janë vendosur në kampet me çadra për refugjatët.

Autoritetet turke, sipas parashikimeve, presin që deri në fund të vitit numri i refugjatëve nga Siria t’i tejkalojnë 70.000 vetët.