Përfaqësuesit e opozitës siriane hedhin poshtë vendimin e konferencës së mbajtur në Gjenevë dhe nuk dëshirojnë të negociojnë me Presidentin Bashar Al-Assad, njofton Agjencia “Associated Press”.

Sipas fjalëve të opozitarëve, edhe pse plani i ri i veprimeve përmban disa “elementë pozitivë”, në përgjithësi, është i papranueshëm, sepse sugjeron pjesëmarrjen e partisë në pushtet në zgjidhjen e konfliktit dhe nuk përcakton afate konkrete për zgjidhjen e krizës.

“Grupi i veprimeve” për zgjidhjen e konfliktit në Siri në takimin e tij të parë të ministrave në Gjenevë ditën e shtunë përcaktoi parimet themelore të ndryshimeve politike në vend. Në veçanti, ai parashikon krijimin e një qeverie kalimtare më pjesëmarrjen e të gjitha palëve.