Që në fillim të vitit në botë janë vrarë 72 gazetarë. Për këtë flitet në raportin e Organizatës joqeveritare “Press emblems campaign” me seli në Gjenevë.

Në raport vihet në dukje se kjo shifër është tre herë më e madhe se treguesit e vitit të kaluar. Organizata e lidh këtë drejtpërsëdrejti me rritjen e numrit të konflikteve të brendshme në botë. Vendin e parë në listë e zë Siria, ku që prej marsit të vitit të kaluar nuk po pushojnë përleshjet e armatosura midis opozitës dhe forcave qeveritare. Gjatë 6 muajve të fundit atje kanë gjetur vdekjen 20 gazetarë. Kjo pasohet nga Meksika (8 gazetarë), Somalia dhe Pakistani (nga 6 gazetarë).