0Dekreti i Qeverisë ruse për krijimin në kryeqytetin rus të një qendre financiare të klasit botëror u miratua që në vitin 2009 në kuadër të Konceptit afatgjatë të zhvillimit socio-ekonomik të Rusisë deri në vitin 2020. Është krejtësisht evidente se mundësitë e ekonomisë ruse dhe sistemit financiar duhet të akumulohen në një pikë të rritjes së zhvillimit inovativ të vendit, roli i së cilës dhe i atribuohet Qendrës Financiare Ndërkombëtare (QFN).

Për realizimin e një detyre të tillë janë të nevojshme infrastruktura e qëndrueshme dhe me aftësi konkurruese financiare si dhe klima e favorshme për investime. Me fjalë të tjera, kapitali i huaj duhet të jetë i bindur në besueshmërinë, qëndrueshmërinë e tregut financiar rus. Natyrisht, vendi ka edhe investitorët e vet, por mundësitë e tyre janë të pamjaftueshme për të plotësuar nevojat e kompanive të mëdha. Kjo është një nga arsyet pse Rusia mbetet deri tani prapa tregjeve të mëdha financiare të botës. Dhe kjo hapësirë boshe duhet plotësuar medoemos, mendon ekonomisti rus Aleksandër Osin.

- Kjo strukturë destinohet për ta bërë më të lehtë qasjen e kapitalitë të huaj për të investuar në Rusi. QFN do të fillojë të funksionojë, ndoshta, që pas 2 vjetësh, gjë kjo që i kushtohet një periudhe të caktuar kohore, e cila, sipas mendimit të udhëheqjes ruse, do të jetë pozitive për formimin e flukseve të kapitalit në ekonomitë në zhvillim. Rritja e rolit të ekonomive në zhvillim në botë po ndodh objektivisht. Bashkë me këtë rritje, siç tregojnë statistikat, po vjen duke u rritur edhe pjesa e investimeve në GDP (PBB).

Për krijimin në Rusi të një qendre të madhe financiare ndërkombëtare, në radhë të parë, duket të krijohen: një klimë e favorshme për biznesin, të arrihet transparenca e tregut dhe parashikueshmëria e vendimeve ekonomike. Në rrethana të tilla investitorëve do t’u garantohet siguria dhe atraktiviteti i investimeve kapitale. Ndërsa tani për tani në ratings e atraktivitetit Rusia nuk renditet aspak në pozicionet e para. Presidenti Vladimir Putin në lidhje me këtë ka shtruar objektivin që në vitet e afërta të rritet në mënyrë kardinale ky tregues kyç.

Qendra Financiare Ndërkombëtare në Moskë pretendon për rolin sistemit financiar kombëtar, i cili do të integrohet në tregun global dhe do të sigurojë bashkëveprimin e investitorëve dhe kompanive që kërkojnë të tërheqin kapitalet.

Ilia Harllamov