Kandidati i Partisë Institucionale Revolucionare të opozitës së Meksikës, 45 vjeçari Enrique Peña Nieto fitoi në zgjedhjet presidenciale. Siç njoftuan në Institutin Federal të Zgjedhjeve, ai fitoi nga 38% deri në 39% të votave të zgjedhësve.

Rivali i tij më i afërt, kandidati i majtë Andres Manuel Lopez Obrador, mori nga 31% deri në 32%. Zgjedhjet presidenciale në Meksikë zhvillohen në një raund.