0Ai ka lindur më 19 prill të vitit 1967 në Moskë.

Ka mbrojtur titullin shkencor “Kandidat i Shkencave Ekonomike”.

0Nga viti 1994 e deri në vitin 2001 ka punuar në Aparatin e Qeverisë të Federatës Ruse. Në periudhën e viteve 1996 - 1997 ka qenë konsulent i Departamentit të Punës dhe Shëndetësisë. Nga viti 1998 e deri në vitin 2001 ka zënë postin e Shefit të Degës për Politikat Sociale dhe të Punës të Departamentit të Zhvillimit Social. Në vitet 2001 - 2004 ka zënë postin e Zëvendësministrit të Punës dhe Zhvillimit Social të Federatës Ruse. Nga marsi i vitit 2004 e deri në korrik të vitit 2008 ka drejtuar Shërbimin Federal për Punën dhe Punësimin (Rostrud). Në periudhën e viteve 2005 - 2008 ka qenë Kryeinspektor shtetëror i Punës i Federatës Ruse. Në 31 korrik të vitit 2008 zuri postin e Zëvendësministrit të Shëndetësisë dhe Çështjeve të Zhvillimit Social të Federatës Ruse.