0Ka lindur në vitin 1958 në Republikën Çuvashe (Çuvashia). Ai është i martuar. Ka një djalë dhe një vajzë.

Në vitin 1980 u diplomua në Fakultetin Juridik të Universitetit Shtetëror të Kazanit, në vitin 1985 mbaron aspiranturën në Institutin e Shtetit dhe Ligjit të Akademisë së Shkencave të Bashkimit Sovjetik (BRSS-së). Është nderuar disa herë me çmime shtetërore të Federatës Ruse.

Prej vitit 1989 e deri në vitin 1990 - anëtar i Këshillit të Kombësive të Këshillit të Lartë të Bashkimit Sovjetik.

0Në vitin 1990 emërohet Ministër i Drejtësisë. Në vitin 1991 - anëtar i Këshillit të Shtetit pranë Presidentit të Rusisë. Që nga viti 1993 - President i Republikës Çuvashe (Çuvashia). Në vitin 1996 - anëtar i Këshillit të Federatës. Në periudhën e viteve 2001 - 2010 zë postin e Presidentit të Republikës Çuvashe (Çuvashia). Në vitin 2010 ai u bë anëtar i Këshillit të Federatës. Në janar të vitit 2011 emërohet Përfaqësues i Federatës Ruse në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.