Mesfushori i kombëtares ruse Alan Dzagoev ruan lidershipin në konkursin e golashënuesve më të mirë pas dy gjysmë-finaleve të Kampionatit Europian të Futbollit.

Përkundër faktit se ekipi rus përfundoi luftën në fazën e grupeve, Dzagoev, në saje të tre golave të shënuar në ndeshjet me çekët (4-1) dhe polakët (1:1) renditet në pesëshen e më të fortëve në këtë konkurs.

Nga pesë golashënuesit më të mirë luftën e vazhdon vetëm Mario Balotelli, i cili në përbërje të ekipit kombëtar të Italisë do të ndeshet me kombëtaren spanjolle në finalet e Euro 2012 më 1 korrik.