Vendimin përkatës Kryeministri e firmosi më 25 qershor. Kalimi tranzit nëpër "tokë" i lejuar më parë zëvendësohet në dokumenta me kalimin tranzit në "tokë dhe i kombinuar". Kjo përfshin përdorimin e transportit hekurudhor, automobilistik dhe ajror.

Siç thuhet në vendimin e Qeverisë, të publikuar të premten në bazën e të dhënave zyrtare të akteve normative të Qeverisë ruse, tranziti i kombinuar i armëve lejohet nën kushte të caktuara. Armët dhe pajisjet ushtarake duhet të kalojnë procedurën e tranzitit doganor. Për të gjitha armët që transportohen duhet të paraqitet një certifikatë zyrtare, e cila vërteton nomenklaturën, numrin e armëve dhe pajisjeve ushtarake si dhe qëllimin e zhvendosjes së tyre. Operacionet e transportit, kur si ngarkesë janë armët, duhet të kryhen në prani të zyrtarëve doganorë.