Ish Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar Dominique Strauss-Kahn, i cili u bë figurant i disa çështjeve gjyqësore për përdhunim, ngacmim seksual dhe implikim në kodoshllëk, u nda me gruan e tij, me të cilën ka jetuar në martesë prej më shumë se 20 vjetësh.

Rreth një muaj më parë bashkëshortja e Strauss-Kahn, Anne Sinclair, e përzuri burrin e saj nga shtëpia e tyre në qendër të Parisit dhe që atëherë bashkëshortët jetojnë të ndarë.