Ministria e Drejtësisë e Federatës Ruse është gati të dërgojë një kërkesë për ekstradimin e biznesmenit rus Viktor But në Rusi. Megjithatë sipërmarrësi nuk është i gatshëm për hir të transferimit të heqë dorë nga e drejta për apelimin e vendimit. Avokatët e tij do t’i drejtohen Komisionit amerikan të faljeve.

Heqja dorë nga apelimi i vendimit është një parakusht për ekstradimin në Rusi të Viktor Butit, i cili është dënuar në SHBA me 25 vjet burg për akuzën e konspirimit të shitjes së një sasie raketash për të vrarë qytetarë amerikanë.