Autoritetet e qarkut autonom të Jamalo-Nenetskut janë duke planifikuar të kryejnë një ekspeditë kërkimoro-shkencore çdo vit për të studiuar situatën ekologjike në ujërat e gjirit Bajdarackaja, Obskaja, Gëjdankaja dhe Tazovskaja.

Ekspedita e parë e tillë "Jamal-Arktik" do të fillojë më 1 gusht, njoftoi të enjten gazetarët Zëvendësi i parë i Guvernatorit Vladimir Vladimirov në Salekhard.

"Nuk ka me se të krahasohet gjendja ekologjike. Madje edhe në Shërbimin Hidrometeorologjik rus nuk ka të dhëna. Ne duam të kuptojmë se çfarë po ndodh në shelfin tonë", - deklaroi Vladimir Vladimirov.