Avioni GS7554 i Tianjin Airlines fluturoi të premten nga qyteti Hetian për në qendrën administrative të qarkut të Urumçit. Sipas informatave të drejtorisë lokale për sigurinë publike, 10 minuta pas nisjes gjashtë kriminelë janë përpjekur të rrëmbejnë avionin, por u çarmatosën dhe arrestuan me përpjekjet e ekuipazhit dhe të pasagjerëve. Pas ngjarjes avioni u kthye në aeroportin e Hetianit.

Pengmarrësit iu dorëzuan policisë. Gjatë incidentit disa pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit u plagosën lehtë.