Autoritetet siriane zhvendosën rreth 170 tanke drejt zonës kufitare me Turqinë, deklaroi Gjenerali i Ushtrisë së lirë opozitare siriane Mustapha al-Sheikh.

Ai theksoi se tanket e forcave të armatosura siriane janë vendosur në afërsi të qytetit të Aleppo-s, rreth 30 km nga kufiri turk, në territorin e shkollës ushtarake të këmbësorisë.

Sipas mendimit të gjeneralit tanket do të vendosen përgjatë kufirit me Turqinë, ose do të sulmojnë qendrat e banuara në veri të Aleppo-s të kontrolluara nga opozita.