Shkencëtarët kanë gjetur, me ndihmën e stacionit ndërplanetar automatik të NASA "Cassini", dëshmi të ekzistencës së një oqeani nëntokësor në satelitin më të madh të Saturnit -Titan.

Pas shqyrtimit të të dhënave të mbledhura nga "Cassini" nga viti 2004 e deri në vitin 2011, gjatë 6 fluturimeve mbi Titan, hulumtuesit arritën në përfundimin se oqeani gjendet në një thellësi prej 100 km nën sipërfaqen e akullt të planetit.

Përveç Titanit oqeane nënujore mund të ketë edhe në satelitin e Jupiterit - Europa dhe më me pak gjasa në satelitin e Saturnit - Enceladus.