Përgjatë dy ditëve, pas drejtimit të një kërkese nga përfaqësuesit e institucioneve kulturore në Gjykatën e qytetit të Moskës dhe në Gjykatën e Lartë për lirimin e tre të dyshuarave pjesëmarrëse të "punk-lutjeve", rreth 23.000 persona kanë firmosur peticionin. Fillimisht teksti i kërkesës u firmos nga veprimtarë të kulturës dhe artit, duke përfshirë njerëz të pikëpamjeve të ndryshme politike.

Nënshkruesit i kërkuan Gjykatës së Qytetit të Moskës dhe Gjykatës së Lartë lirimin nga masa e arrestit të tre personave në fjalë, ndërprerjen e çështjes së tyre ose rikualifikimin e saj nga penale në administrative. Ata besojnë se "çështja penale ndaj anëtareve të punk grupit Pussy Riot komprometon sistemin rus të drejtësisë dhe dëmton kredibilitetin e institucioneve të pushtetit në përgjithësi".