Ministria e Mbrojtjes së Indisë në fillim të vitit 2012 nënshkroi një kontratë me "Rosoboronexport" për furnizimin me lloje të ndryshme të municioneve për këmbësorinë me vlerë rreth 800 milionë euro.

Kjo marrëveshje ishte një nga më të mëdhatë në dy vitet e fundit. Ushtarakët indianë blejnë municionet ruse për të mbuluar deficitin që nuk mund ta plotësojë industria kombëtare.