Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të shtyjnë me gjashtë muaj vendosjen e sanksioneve kundër Kinës dhe Singaporit për importet e naftës nga Irani, thuhet në deklaratën e Sekretares Amerikane të Shtetit Hillary Clinton të përhapur nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Argumenti për këtë vendim ishte se të dy vendet "kanë ulur ndjeshëm importin" e naftës iraniane.

Hillary Clinton theksoi: "Masat kolektive janë një demonstrim i qartë për qeverinë e Iranit se shkelja e obligimeve ndërkombëtare në fushën bërthamore çon në humbje të mëdha ekonomike".