Italia dhe Spanja, të cilat kishin bllokuar miratimin e Paktit europian për rritje dhe punësim, tërhoqën vërejtjet e tyre. Të dy vendet ranë dakord të nënshkruajnë dokumentin pas 13 orë negociatash.

Pakti i rritjes dhe punësimit, i cili parashikon caktimin e 120 miliardë eurove për masat afatgjata me qëllim të stimulimit të rritjes së ekonomisë, u prezantua më 28 qershor, në ditën e parë të samitit të BE-së.

Italia dhe Spanja fillimisht refuzuan të nënshkruajnë dokumentin, duke këmbëngulur se së pari duheshin marrë masat afatshkurta, për të cilat ato kanë nevojë për të ulur koston e huamarrjes.