Për të provuar një dëshirë të papërmbajtshme për ngrënë diçka mjafton të shikoni në fotografi një tortë me çokollatë, për këtë dëshmojnë rezultatet e skanimit të trurit të realizuar nga shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë Jugore, shkruan MSNBC.

Hulumtuesit zbuluan se vetë pamja e ëmbëlsirave çon në aktivizimin e zonës së trurit që kontrollon ndjesitë e oreksit, kënaqësisë dhe shpërblimit. Një proces i ngjashëm ndodh në trurin e një njeriu, i cili ka varësinë e kokainës. Nëse ai sheh, për shembull, një gjilpërë, atëherë atij i aktivizohet zona përkatëse e trurit.