0Duke marrë parasysh të gjitha rreziqet, Presidenti vuri në dukje, se buxheti duhet të llogaritet duke u bazuar në çmimet e naftës në një perspektivë afatmesme:

- Gjatë planifikimit të shpenzimeve të buxhetit federal është e nevojshme, e arsyeshme të bazohemi jo në kuotat aktuale dhe madje as në ato të projektuara (të parashikuara), të cilat ndryshojnë vazhdimisht, por në tregues më themelorë. Prandaj, gjatë përpilimit dhe përshtatjes së buxhetit për bazë duhet marrë çmimi mesatar i naftës gjatë pesë viteve të fundit, ndërkohë që periudha e kontabilitetit vjetor do të rritet me një vit. Në këtë mënyrë, pas 5 vitesh buxheti rus do të llogaritet tashmë duke u bazuar në çmimin mesatar të naftës për një periudhë dhjetë vjeçare.

Zhvillimi i sektorit jo të lëndëve të para është një nga masat prioritare të projektuara për stimulimin e ekonomisë. Në lidhje me këtë Presidenti Vladimir Putin deklaroi se niveli aktual i barrës tatimore në sektorin jo të lëndëve të para duhet të fiksohet deri në vitin 2018:

- Duke pasur parasysh detyrat që kemi shtruar përpara vetes për të ulur varësinë nga burimet natyrore, unë mendoj, se e është e drejtë që të mos ngrihet dhe madje të fiksohet nivelin ekzistues i barrës tatimore për sektorin jo të lëndëve të para. Gjithashtu duhet çliruar, shpëtuar biznesi nga puna dublikuese, ndërsa shpesh herë dhe krejtësisht e pakuptimtë, e përgatitjes së dokumenteve financiare dhe tatimore.

Mesazhi buxhetor i Presidenti Putin përmban udhëzime e orientime për zbatimin e politikës fiskale gjatë 3 viteve të ardhshme. Ky projekt do të merret nga Kabineti i Ministrave si bazë për përgatitjen e dokumentit kryesor financiar të vendit.

Julia Asheullova, Polina Çernica