Duke marrë fjalën në pritjen e organizuar në Kremlin, për nder të të diplomuarve të akademive dhe universiteteve ushtarake, Vladimir Putin deklaroi se detyrë e Forcave të Armatosura të Federatës Ruse është dhënia e një përgjigje operative akeduate ndaj çfarëdo rreziku kërcënues që i kanoset paqes dhe interesave të Rusisë.

Putin vuri në dukje se "krijimi i një ushtrie moderne, forcimi i sigurisë së vendit janë prioritete absolute".

"Gjatë ndërtimit të politikës së mbrojtjes, ne do të fokusohemi në tendencat më të fundit në ndërtimin ushtarak dhe në bazë të tyre do të vazhdojmë të modernizojmë forcat tona të armatosura" - tha Presidenti Vladimir Putin.