Në Japoni dolën në shitje prodhimet e detit nga rajoni ku ndodhet centrali bërthamor që pësoi avari “Fukushima-1”. Kjo ndodhi pas deklaratës zyrtare të bërë nga Qeveria se zona përreth stacionit nuk përbën më rrezik për jetën e njeriut.

Tani për tani Prefektura e Fukushima ka ofruar vetëm produkte ekzotike - kërmij detarë dhe oktapodë. Besohet se ata janë më pak të prekshëm nga ndotja radioaktive. Tani këto prodhime deti shiten me çmime të ulura dhe, sipas mediave lokale, blihen aty për aty.