SHBA-të vendosën sanksione ndaj organizatave shtetërore kineze në kuadër të fushatës së drejtuar kundër vendeve që blejnë naftën iraniane. Masat kufizuese, që do të prekin bankat shtetërore dhe institucione të tjera, po aplikohen pavarësisht nga fakti se Republika Popullore e Kinës për tremujorin e parë të këtij viti ka reduktuar sasinë e blerjes së naftës nga Irani deri në 30 për qind.

Më parë sanksione të tilla përhapeshin vetëm mbi institucionet private financiare. Që nga 1 korriku ndalimi për importet e naftës iraniane planifikohet të fillojë të veprojë në BE. Rusia kundërshton vendosjen e sanksioneve kundër Teheranit, të cilat aplikohen suplementarisht atyre të miratuara tashmë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.